Ndoshta nuk e kishte ditur që një ditë pas kësaj letre nuk do të kishte më mundësi të mbushte mushkëritë e tij me oksigjen. “E kobshmja” e mori shpejt, ashtu pa lajmëruar dhe prej dy vitesh e stërmundoi me një sëmundje të rrallë.
Alexandros Nikolaidis është ndarë nga jeta në moshën 42-vjeçare. Kampioni olimpik mbylli sytë përgjithmonë duke lënë pas fëmijët e vegjël, por edhe historinë e medaljeve të arta. Mjaft emocionuese dhe me një vlerë të rrallë është letra e shkruar një ditë para vdekjes.
Me një stil të mrekullueshëm të të hedhurit të mendimeve mbi letër, i ndjeri tregon gjithë peripecitë me kancerin, ndërsa në fund e mbyll me amanetin që medaljet e arta të tij të dalin në ankand. Të ardhurat e përfituara nga ato, të shkojnë më tej për bamirësi.
LETRA E ALEXANDROS NIKOLAIDIS:
Po e nis me një klishe, që nëse e lexoni këtë postim timin tani, ndoshta mund të kem ikur diku tjetër më mirë, ose asgjëkundi.
Dy vite, po luftoj me kancerin. Me një lloj të veçantë kanceri, carcinoma, që 9 nga 10 doktorët që janë marrë me mua, e kanë dëgjuar për herë të parë dhe kanë nxituar për të parë më tej. Fatmirësisht, doktori im, i jashtëzakonshmi Giannis Bukovinas që më mori prej dore në udhëtimin më të vështirë në jetë, e njihte këtë simptomë të rrallë dhe bëri gjithcka të më shpëtonte apo të më jepte një jetë tjetër. Lëvizi qiellin dhe tokën të sillte mjekimet nga ana tjetër e botës dhe ti testonte te unë.
Për dy vite nuk thashë asnjëherë: Pse unë? Nuk ka mendim më egoist se ky. I ndodh dikujt, afër nesh, fqinjit tonë, atij që na ndjek dhe po, u ndodh disave tani. Nëse kam një shenjë fati në jetën time, po jua them edhe tani, që jam një njeri me fat. Kam pasur bekimin që ëndrrat ti bëj realitet, të ngjitem në skenë shumë herë, të glorifikoj sportin në vendin tim, të takoj njerëz nga e gjithë bota, të mësoj respektin, nxitjen fisnike, vlera kaq të rëndësishme që jam përpjekur ti zbatoj në jetë.
Kam qenë fatlum që jam dashur nga gruaja më e jashtëzakonshme në botë, dhuratë nga zoti, sikurse është emri i saj dhe të kem një familje të bukur. Pavarësisht kësaj fatkeqësie që më gjeti mua, them prapë se prapë falemnderit, që nëse kjo kishte dashur të vinte në familjen time, nuk gjeti atë apo fëmijët e mi. Duhet ta ngjis këtë mal, duhet ta mbaj këtë peshë unë, jo ata.
Në këtë udhëtim të vështirë, kam qenë fatlum sepse kam pasur solidaritetin dhe vëmendjen e kaq shumë njerëzve e miqve, që shpesh kam pyetur veten se c’kam bërë unë që të meritoj gjithë vëmendjen që më kushtuan. Së pari Doktori im Bukovina. Kryebashkiaku që më ka ndihmuar aq shumë në fazat e para të sëmundjes dhe më vonë, në marrjen e trajtimeve sa më shpejt të ishte e mundur. Zoti Iliadis, kirurgu, një shkencëtar i madh që më përqafoi si të ishte baba gjatë operacionit të vështirë në mushkri. Zoti Peos, neokirurgu që më hoqi dhimbjet e tmerrshme dhe shumë e shumë të tjerë, nga infermieret tek ata që më jepnin ilaçet, të gjithë kanë treguar dashuri dhe ajo më dha forcë.
Dhe në fund, dua të takoj njeriun me A të madhe Alexis Tsipras, që vinte shumë shpesh në jetën time dhe më fali miqësinë e vet, mendimet e tij, përkujdesjen sikur të më njihte prej kohësh. Ai më provoi se çdo gjë që ai dhe e majta bënë është për një sjellje e përkujdesjes ndaj jetës. Më mbështeti moralisht dhe praktikisht dhe shkoi përtej asaj që mund të bënte për të siguruar që kisha kujdesin e nevojshëm.
Dua tju them dicka:
Ju ia keni dalë të gjithë. Më mbajtët gjallë më shumë sesa kanceri im agresiv, më dhatë medaljen e artë të zgjatjes e jetës në një kohë shumë kritike kur vajza ime Eleanna ishte 3.5 vjeç dhe nuk do të mbante mend gjë. Por tani ajo është 5.5 vjeç dhe do të më kujtojë përherë edhe si një mendim i largët dhe mund të tregojë histori për vëllain e saj George për të më mbajtur në zemrat e tyre përjetë.
Miqtë e mi, në këtë jetë ku jemi të gjithë kalimtare çka është më e rëndësishme është gjurma që ne lëmë, jo si dhe kur e lëmë.
Kështu, nëse jam pacienti i parë i regjistruar me nut cancer në vendin tonë, le të jem unë arsyeja e informimit të doktorëve, pacientëve për këtë lloj kanceri që u diagonistikua në kohë dhe mund të shpetojë jetë. Le të jem arsyeja për të forcuar sistemin tonë shëndetësor që ka qenë i pavlerësuar vitet e fundit, jo të presim në radhë për një ct scan, kimio apo operacion dhe të humbasim kohë të vyer, të stopojmë burokracitë e panevojshme dhe vrimat legale kur medikamentet duhet të aprovohen menjëherë.
Nëse kemi ardhur në këtë jetë me një qëllim, unë kam vendosur se kush dua të jem. Të ofroj shpresë nëpërmjet asaj që kam arritur në jetë, nga e mira në të keqe. Për këtë arsye, dy medaljet olimpike të argjendta, Athinë e Pekin, që i kam mbajtur të fshehura në vite, është koha të dalin jashtë dhe të kthehen aty ku e kanë vendin, tek vlerat njerëzore. Dëshira ime është që këto dy medalje të dalin në ankand dhe shuma që do të nxirret prej tyre të shkojë për strukturat e fëmijëve që do të zgjidhen nga familja ime.
Edhe nëse një fëmijë shpëtohet, do tia vlejë çdo goditje që kam marrë në kohë, çdo frakturë në këmbë. Ky është kujtimi që dua të lë në shoqëri. Kjo është trashëgimnia që dua t’u lë fëmijëve.