E trishtë! Ndahet nga jeta eksperti i njohur shqiptar i Shërbimeve Sekrete, ka punuar dhe në Kryeministri (Emri)

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta eksperti i Shërbimeve Sekrete, Luan Probati.

Bëhet me dije se Probati vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e ka fituar dot.

Sakaq, kujtojmë se ai është djali  i “Heroit të Popullit” Hekuran Probati.

Para viteve ’90, Luan Probati ka shërbyer si operativ i Shërbimit Sekret dhe mbulonte inteligjencën universitare. Sakaq, pas vitit 1997 Probati punonte si Inspektor i Përgjithshëm i Kryeministrit për SHISH-in.

Në kohën kur ai ishte Inspektor për Shërbimin Informativ të Shtetit, kryeministër i vendit ishte Ilir Meta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *