E trishtë! Ndërroi jetë si pasojë e flakëve, 12-vjeçarja ishte autike

Një 12-vjeçare humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së dielës në Dropull, pasi shtëpia e familjes Ndriço u përfshi nga flakët dhe fatkesësisht mësohet se 12-vjeçarja ishte autike.

Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Mësohet se në shtëpi ka qenë 49-vjeçari Irakli Ndriço me vajzën e tij. Të dy janë dërguar me urgjencë, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Vetëm një vit më parë e ëma e 12-vjeçares kishte treguar për Top Channel vështirësitë që hasnin në kushtet e karantinës.

/Burimi: Top Channel/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *