E trishtë! Ndërron jetë në moshën 57-vjeçare aktori i ‘Sex & the City’

Aktori amerikan i serialit të famshëm “Sex and the City”, Willie Garson ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare.

Lajmin e hidhur e bëri të ditur djali i tij, Nathen Garson, por pa treguar arsyet.

“Të dua kaq shumë babi! Prehu në paqe, jam kaq i lumtur që pate mundësinë të ndaje aventurat e tua me mua dhe që ishim në gjendje të bënim kaq shumë. Jam krenar për ty”!

Një lajm kaq i hidhur dhe një humbje kaq e madhe për familjen e “Sĕx And The City”. U prehsh në paqe, i dashur Willie!

I lindur më 20 shkurt 1964 në Highland Park të Nju Xhersit, William Garson Paszamant u veçua si një prej portreteve më popullorë në vitet ‘90 e në fillim të atyre 2000. U shfaq në mbi 50 filma e shumë serialë televizivë të suksesshëm.

Përveçse në “Sex and the City”, Garson ka qenë pjesë e kasteve të aktorëve te “Ally McBeal”, “Melrose Place”, “Friends”, “NYPD Blue”, “Dy burra e gjysmë”, si dhe në shumë seri të tjera ku spikati për ironinë e shpalosur në role.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *