E trishtë! Prindërit e 5 fëmijëve ndërrojnë jetë nga COVID, nuk i vendosën dot emrin vajzës së porsalindur

Çifti Daniel dhe Davy Macias humbën jetën për shkak të virusit vetm 1 javë pasi mirëpritën në jetë vajzën e tyre.

Ata kishin vendosur ti gjenin asaj një emër sapo të shëroheshin, por virusi nuk ua dha këtë mundësi.

Nëna vdiq nga komplikimet prej Covid-19, ndërsa 2 javë më pas ndërroi jetë dhe burri i saj.

Davy Macias ishte 37-vjeç dhe Daniel Macias ishte 39 dhe lanë pas pesë fëmijë, të moshës 7, 5, 3, 2-vjeç dhe 3 javë.

 

 

Të dy janë midis më shumë se 660.000 njerëzve në SHBA që kanë vdekur nga koronavirusi. Davy Macias nuk ishte e vaksinuar sepse ishte shtatzënë, por ishte e paqartë nëse Daniel ishte vaksinuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *