E trishtë/ Ra nga ballkoni i banesës ku jetonte, ndërron jetë 75-vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një e moshuar ka rënë nga ballkoni dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:35, tek ish Stacioni i Treni. Referuar burimeve zyrtare të Priza.al nga Policia e Shtetit, mësohet se viktima është identifikuar si N. B., 75 vjeçe.

“Më datë 23.03.2021, rreth orës 19:35, tek ish Stacioni i Treni, ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte shtetësja N. B., 75 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë’, njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *