Ish-profesori i Ekonomisë Aristotel Pano ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Humbja e Panos është gjithashtu një humbje e madhe për shkencën dhe ekonominë shqiptare. Pano lindi në fshatin Vanistë të Gjirokastrës më 13 dhjetor të vitit 1933. Në vitin 1951 mbaroi me medalje të artë Teknikumin Financiar në Tiranë dhe në vitin 1955 u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Institutin e Lartë Financiar të Moskës.
Gjatë viteve 1955-2015 ka botuar shumë libra, monografi, studime dhe artikuj shkencorë për analizën ekonomiko-financiare, kontabilitetin, financat dhe shkencën ekonomike. Pak ditë më parë Profesori Pano u dekorua nga presidenti Ilir Meta për kontributin e tij në fushën e Ekonomisë.
/Priza.al/