Është ndarë nga jeta ish kandidati i pavarur i Bashkisë Tiranë Arben Tafaj. Lajmin për humbjen e tij e njoftoi mjeku Ilir Alimehmeti, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale shpreh ngushëllime për familjen Tafaj.
“Me hidhërim të thellë u njoftova për ndarjen e papritur nga jeta të z. Arben Tafaj, i cili nuk ishte vetëm një mik, por edhe një qytetar elitar, një aktivist i vazhdueshëm dhe një politikan i spikatur me tone gjithnjë të moderuara qytetare.