Ka ndërrruar jetë pas 15 ditësh në koma 16-vjeçari Framko Mankollari, i cili mbeti i plagosur në këtë aksident bashkë me 4 persona të tjerë, por nuk mundi t’ia dalë.
16-vjeçari ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra nga aksidenti fatal që ndodhi si pasojë e papërgjegjshmërisë së shoferit nga makina tjetër.
Sipas ekspertizës, një parakalim i gabuar në kthesë me shpejtësi tej normave të lejuara nga mjeti që drejtohej nga shtetasi SH.L.
Teksa nesër në orën 11:00 Flavio do të përcillet në banesën e fundit, banka e tij në klasën ku merrte vetëm dhjeta do të jetë e zbrazët, ashtu si vendi i tij mes të afërmve dhe moshatarëve të tij.