“E turpshme”, Rama reagon pasi e quajtën ‘dëshmitar’ të projektit për rishikimin e kufijve të Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkrimit të gazetës austriake ‘Der Standard’ lidhur me dokumentin jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë i drejtohet gazetës austriake, duke i thënë se nuk priste që një media me reputacion të lartë, të bëhej shpërndarëse e lajmeve false. Edi Rama sqaron në postimin e tij se kurrë nuk ka miratuar ndonjë vijëzim kufiri, përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës.

“Çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë kaq me reputacion të mirë, të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper dhe hartë”, dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë rishikim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës. E turpshme!”, shkruan Rama.

Në një artikull kushtuar dokumentit jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, gazeta austriake “Der Standard” citon kryeministrin shqiptar Edi Rama, të ketë deklaruar se e ka parë atë dokument dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufijve.

Media austriake shkruan më tej se vetë Rama, së bashku me Vuçiç, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *