Ndërsa në të gjithë botën femrat tentojnë të thyejnë muret e heshtjes dhe ndërmarrin lëvizje të shumta për tu mbrojtur nga dhuna psikologjike dhe abuzimet e rënda, në televizionin më të ndjekur shqiptar, ato vazhdimisht ofendohen pa u menduar dy herë duke dhënë një shembull jo të denjë.
Në këtë puntatë të “Përputhen” protagoniste ka qenë një skenë e turpshme ku njëri nga konkurentët ka ofenduar rëndë një nga vajzat. Situata ka agravuar gati në përballje fizike.
Mikela gjatë transmisionit ka publikuar një bisedë në ‘WhatsApp’ mes saj dhe Jurgenit, ku ky i fundit i kërkonte një takim 4 minutësh për tu sqaruar pas ofendimeve të bëra më parë. Por duket se kjo tentativë që duhet të përfundonte me një kërkesë falje, ka përfunduar në ofendime të rënda.
Pasi Mikela ka deklaruar se nuk i intereson fare të sqarohet me të pasi e konsideron “një zero”, Jurgeni e ka ofenduar sërish duke i thënë: “Ti shitesh për 5 mijë lekë”.
Ka qenë pikërisht kjo shprehje e konkurentit ajo e cila agravoi situatën, duke nxitur Mikelën të shkojë me vrap drejt Jurgenit gati për një përplasje fizike. Mirëpo, Bruno e ndaloi dhe shmangu dicka të tillë.
Nxitur nga kjo, Tola ka mbrojtur Mikelën, duke i thënë Jurgenit se s’do të dilte kurrë me të, dhe duke i kërkuar produksionit përjashtimin e tij.
Jurgen: Doja të të takoja për të të kërkuar falje që ti të arrish të më njohësh më mirë mua si njeri
Mikela: Doje të më kërkojë falje në kafe mua? S’kam pse, dukesh se çfarë njeriu je. për mua je një 0 në këtë studio.
Jurgen: Në radhë të parë duhet respekti.
Mikela: Nuk kam fare respekt për ty.
Jurgen: Ti je nga ato femra që shet veten për 5 mijë lekë moj Mikela mos më trego mua ti.
Mikela: Çfarë the ti mo? Nuk e toleroj fare këtë.
Të gjithë konkurrentët e tjerë, i kërkuan atij të kërkonte falje, mirëpo ai nuk pranoi, dhe gjithë situate e agravuar, bëri që programi, për herë të parë, të mbyllej më herët sesa orari i përcaktuar.
Kjo nuk është hera e parë, që ka përplasje mes Mikelës dhe Jurgenit, pasi pak ditë më parë, konkurrenti tha se s’do të dilte me të pasi sipas tij është arrogante dhe flet shumë.
Madje i përmendi edukatën familjare, që bëri që Mikela të largohej nga studioja.
/Priza.al/