Disa ditë më parë, Sara u deklarua vetëm për Gelianin në ‘Për’puthen’, duke thënë se nuk i pëlqejnë më asnjë nga djemtë e programit.
“Për momentin fokusi im je vetëm ti, ti je arsyeja pse po rri këtu”, u shpreh Sara teksa sytë i kishte të mbushur me lot.
Në puntatën e transmetuar ditën e sotme, po ashtu edhe Geliani u deklarua se është në progam vetëm për Sarën. Ai tha se nuk ka ndjenja për asnjë në program, por vetëm për Sarën.
“Nuk e shoh veten me asnjë tjetër nga vajzat. Ka qenë një ndër pëlqimet e mia. Do ta shikojmë më vonë se si do të shkojë. Takimi me Sindin ka qenë shumë i bukur por unë nuk kam ndjenja, me vajzat e tjera unë kam shumë respekt. Kjo është deklarata ime”, tha Geliani.
Kjo deklaratë u finalizua me një kërcim romantik nën tingujt e muzikës së Ed Sheeran.