Ndeshja Holandë -Argjentinë në çerekfinalet e kupës së botës u mbajt mend si ndeshja më e tencionuar e botërorit që lamë pas.
Tencione të cilat nuk shoqëruan vetëm lojën, por që zgjatën edhe pas fërshëllimit përfundimtar të albitrit.
Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi u bë protagonist me një deklaratë në të cilën i drejtohej njërit prej lojtarëve të Holandës duke I thënë: “Çfarë shikon idjot ,ec para”
Messi njihet si një lojtar i qetë dhe modest, e është e habitshme kur situata të tilla ndodhin me të.
Kur është pyetur për këtë, Leo ka shprehur ndjesë duke u justifikuar me atmosferën e rrëmbyeshme të Katarit.