Babis Anagnostopoulos, piloti 32 vjeçar i cili vrau gruan e tij Caroline duke e mbytur me një jastëk, pretendon se është penduar, por nuk jep detaje rreth arsyes pse ai bëri një akt kaq monstruoz. Tashmë policia po heton në një pistë të re pasi detaje të reja kanë dalë në dritë nga veprimtaria që ushtronte Babis. Babai i Caroline është shprehur ditë më parë se nuk e përjashton pistën e implikimit të dhëndrit të tij në aktivitete të paligjshme, konkretisht trafik droge që mund të ketë çuar çiftin drejt debateve, pasi mund të jetë zbuluar nga Caroline.
Sipas gazetës “The Sun”, ka informacione që Babis Anagnostopoulos përdorte helikopterin e tij për të transportuar drogë për kartelet në ishujt grekë. Por pasi bashkëhortja e tij ka rënë në dijeni të këtij fakti ai ka dashur që tja mbylli gojën për gjithmonë. Një hetim tashmë ka nisur mbi financat e Babis Anagnostopulos pasi jeta e tij e pasur ka shkaktuar dyshime mbi përfshirjen e mundshme të lëndëve narkotike.
Çifti kohët e fundit kishte qenë në një pushim luksoz në Dubai , ku dhe kishin shpenzuar 47,000 £ dhe kishin dizajnuar një shtëpi ëndrrash prej 140,000 £. Dhe tani oficerët e policisë të ngarkuar me hetimin, besojnë se 20-vjeçarja Crouch mund të ketë marrë vesh për aktivitetet e burrit të saj dhe të mos e ketë miratuar. Një burim zbuloi se piloti ishte bërë gjithnjë e më i kontrollueshëm me gruan e tij dhe madje vendosi një aplikacion gjurmimi në telefonin e saj. Burimi shtoi se ai gjithashtu po e shoqëronte atë në seanca terapie sepse thuhet se kishte frikë nga ajo që mund të fliste.
Ish- piloti është shprehur për mediat greke nga qelia e burgut se nuk asnjë të vërtetë në skenarët se mes tij dhe Caroline ka pasur një person të tjerë. “Unë i mohoj kategorikisht skenarët se ka pasur një person të tretë në jetën tonë. Gjithçka më intereson tani është e mira e fëmijës tim. Unë e dua Lydian time dhe do të jem pranë saj përgjithmonë, në gjithçka që ajo ka nevojë për mua.Unë jam i interesuar vetëm për të mirën e fëmijës tim dhe do të bashkëpunoj plotësisht në këtë drejtim. Do t’i jap të gjitha përgjigjet për pasaktësitë dhe pyetjet” tha ai. Duke iu rikthyer edhe njëherë krimit, piloti tha se “Jam penduar për atë që kam bërë. E kam dashur shumë gruan time. Marrëdhënia jonë, përveç disa tensioneve, ishte një marrëdhënie krejtësisht normale”.
Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.
/Burimi The Sun/ përshtati në shqip Priza.al/