Ditën e sotme lajmi se Edi Rama bashkë kryeministren e Estonisë ishin kandidatët për t’u bëre Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s pas largimit të Jens Stoltenberg bëri bujë.
Gjithçka lindi nga status në “Tëitter” i cili flitej se ishte shkruar nga një “studiuese gjermane”.
Suzana Starikov, një “botuese për Politikën e Jashtme”, përpos se informoi se Rama ishte në pozita për të zëvendësuar një figurë mjaft të njohur në karrierën diplomatike si Jens Stoltenberg shtroi edhe pyetjen që solli kureshti të shqiptarët. Kush do e pasojë Edi Ramën në postin e Kryeministrit?
Ky pretendim nga Starikov, që realisht është në profesion një përkthyese dhe jo “Studiuese gjermane” bëri që mediat përfshirë edhe Gazetën Shqiptare, ta raportonin te lexuesit.
Gezeta Shqip kërkoi mbi këtë personazh, u zbulua se, Suzana Starikov është faktikisht Suzana Skënderi, një shqiptare e cila jeton në Gjermani pas një kurorëzimi martesor.
Po si arriti një përkthyese të “shitet” si “studiuese gjermane” e aq më tepër të ofrojë informacione kaq “sensitive” duke “rritur” në grada Ramën?
Megjithatë, pyetja që shtrohet mes këtij “lëmshi” informativ, është se përse është nevoja që Kryeministri ynë të ketë një post diplomatik në NATO e sikur të mos mjaftonte, të pasojë Jens Stoltenberg?