Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka performuar mbrëmjen e djeshme në sheshin ‘Skëndërbej’, Tiranë.
E veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, këngëtarja u shpreh se nuk e ka pritur të ketë kaq shumë pjesëmarrje, ku konfirmoi rikthim në skenën shqiptare sërish.
“Di të them se ishte koncerti më i mirë ndonjëherë, jam kënaqur shumë, faleminderit të gjithëve që keni ardhur sonte për të më parë. Ishin rreth 300 apo 400 mijë njerëz sa më thanë. Ju dua, faleminderit shumë të gjithëve që keni ardhur do të shihem kur të kthehem sërish”, tha ajo.