Këngëtarja Katy Perry është rrëzuar në episodin e së dielës të “American Idol” kur ra nga karrigia e saj teksa ishte e veshur me kostumin e sirenës së famshme të filmave vizatimorë, Ariel.
Ylli 37-vjeçar i muzikës pop ishte veshur si personazhi i Sirenës së Vogël nga përralla e famshme e “Disney”-t në spektaklin e talenteve “American Idol”, ku është anëtare e jurisë.
Katy kishte probleme të ecte me kostumin e ngurtë dhe u ndihmua nga kolegët e tjerë Lionel Richie dhe Luke Bryan dhe prezantuesi i spektaklit, Ryan Seacrest, teksa zuri vendin e saj në qendër të tryezës së jurisë.
Ata e futën Katyn duke përdorur një kukull dhe e ndihmuan këngëtaren të hipte në karrigen e saj.
Shaka të shumta filluan të qarkullonin në Twitter lidhur me këtë ngjarje, me shumë prej përdoruesve që shkruanin me shaka se asaj duhej t’i jepej një karrige me rrota.