Dita e djeshme ka qenë tragjike për 18 vjeçaren nga Ferizaj. Mësohet se emri i viktimës, rasti i së cilës tronditi mbarë Kosovën është Marigona Osmani. Ajo është dërguar gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Ferizajt, nga dy persona, pa shenja jete, të cilët më tej janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Mirëpo fal bashkëpunimit me qytetarë si dhe kamerat që ndodhen brenda hapësirave të spitalit, Policia e Kosovës menjëherë ka arritur të identifikoj dy të dyshuarit.
I dyshuari kryesor është Dardan Krivaqa, 1992, nga Ferizaj i njohur për policinë dhe Arbër Sejdiu 1989 shtetas i Suedisë me banim ne Zvicër.
I dyshuari ka bashkëjetuar me viktimën që dy muaj por Policia sipas familjarëve ka arritur të arrestojë Arbër Sejdiun.
Krivaqa dyshohet të jetë përdorues i narkotikëve. Ndërsa e ndjera Osmani siç mëson IndeksOnline në trup kishte shenja të dhunës. I dyshuari kryesor nuk është arrestuar ende.
/Priza.al/