E vranë në sy të kolegëve! SHÇBA nis hetimin për efektivët e policisë të pranishëm në vrasjen e Saimir Hoxhës

Shërbimi për Cështjet e Brëndshme dhe Ankesat, menjëherë pas vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha, ka nisur hetimet për kolegët e viktimës të cilët nuk kanë mundur të arrestojnë në vend autorin.

SHÇBA do të hetojë efektivët e policisë që iu iku autori i krimit para syve. Nuk dihet ende nëse ka patur ndonjë arsye konkrete që autoritetet e policisë së Lezhës e kanë lënë të ikin apo nuk kanë mundur ta ndalonin.

Por si ndodhi ngjarja?

Pas dy orë kërkimesh, Policia arriti që të gjente parcelën me 110 bimë me kanabis, duke i shkatërruar të gjitha bimët. Pak pasi do të ktheheshin drejt komisariatit, policia ka ndaluar një automjet dhe i ka bërë thirrje që të ndalonte. Brenda mjetit mësohet se kanë qenë 3 persona, Armando Marku, Kristian Sheri dhe Aldi Rama, ky i fundit autori i dyshuar i ngjarjes.  Në momentin e ndalimit, makinën po e drejtonte Armando Marku.

Pasi mjeti ka ndaluar, oficeri i ndjerë ka tentuar që të ndalojë Aldi Ramën

“Ndalo! Unë jam punonjës i policisë dhe dua që të identifikohesh,”-mësohet se ka thënë viktima. Por në atë momentet ai nuk është ndalur, por ka qëlluar 2 herë në zemër efektivin, duke i marrë atij jetën. Dy personat e tjerë me të cilët ishte Aldi Rama, janë aktualisht të shoqëruar në Polici, por ende nuk dihet se çfarë kanë dëshmuar para efektivëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *