Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 37-vjeçarin Olgert Dhimitri i cili pas një sherri banal ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur Ilir Kapon.
Konflikti midis viktimes dhe autorit ka filluar pasi viktima, Ilir Kapo e ka sharë me termin “malok” dhe Olgert Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili ka përfunduar me vrasje. Autori dhe viktima ndodheshin në të njëjtin lokal, dhe të dy ishin nën efektin e alkoolit.
Pas arrestimit të tij nga policia, Olger Dhimitri fillimisht nuk ka qenë në gjendje që të japë dëshminë e tij për shkak të efektit të alkoolit. Ndërsa gjatë seancës së sotme përballë Gjykatës ai është shprehur se nuk mbante mend asgjë dhe se i vinte shumë keq për ngjarjen dhe aktin e rëndë që kreu duke shfaqur shenja pendese.