E xhiroi teksa po stërvitej, Messi xhelozon të shoqen dhe fshin videon që bëri xhiron e rrjetit

Leo Messi vazhdon stërvitjen për të mbajtur trupin në formë, ndonëse stërvitje individuale. Ai, së fundmi, ka postuar një video nga palestra, ku shihet duke u stërvitur me bashkëshorten e tij, Antonella-n. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe jo pa qëllim.

Format perfekte të partneres së tij kanë bërë që të përflitet në mbarë botën dhe Messi  menjëherë shfaqi xhelozinë duke e fshirë videon nga profili. Megjithatë tepër vonë.

Leo dhe Antonella kanë një jetë bashkë, pasi njihen që fëmijë dhe janë prindër të 3 fëmijëve, Thiago, Meteo dhe Ciro.

Në dasmën e tyre kishte të ftuar më shumë se 250 miq dhe familjarë, ku nuk munguan as emra të mëdhenj të futbollit si Neymar, Luis Suareyz, Fabregas dhe Carles Puyol.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *