Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në eminisionin “TPZ” ka zbuluar se ish-kreu u Patisë Demokratike, Lulzim Basha po përpiqet të krijojë një parti të re.
Berisha u shpreh se Basha po bën takime nëpër qytete pikërisht me këtë qëllim, më pas thekson se ai nuk arrin të mbledhë më shumë se 30 veta në një qark.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Përpjekja për të kapitalizuar votimin është përpjekje për të krijuar një parti të re demokratike. Lulzim Basha lëviz nga qyteti në qytet me ato tavolinat e tij. Ekziston një grup që përpiqet të krijojë një parti, uroj të ndryshojnë mendje. Lulzim Basha është deputet i PD, se çfarë rruge do të ndjekë është punë e tij. Në çdo qark që shkon mbledh 30 vetë. /Priza.al