Një gazetare meksikane, e denoncuar si e zhdukur nga familja e saj, është gjetur e vdekur në një kanal.
Mediat e huaja raportojnë se policia gjeti trupin e saj të enjten në një kanal në vendpushimin e Paqësorit të Mazatlan.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Luis Guillermo Benitez Torres, u tha gazetarëve të shtunën se priten rezultatet e testeve laboratorike për të konfirmuar identitetin e viktimës, por “gjithçka tregon se është ajo”.
Familja e Candida Crystal Vasquez, raportoi për zhdukjen e saj tek autoritetet në fund të korrikut.
Me vdekjen e saj, prezantuesja i shtohet listës së gjatë të gazetarëve të vrarë në Meksikë. Ky vit është tashmë më i përgjakshmi i regjistruar për shtypin meksikan.