E zhveshur dhe e lyer me gjak, Kylie Jenner habit ndjekësit me fotot e fundit

Milionerja më e re ‘Selfmade’, Kylie Jenner di gjithmonë si të na habisë dhe të marrë vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka publikuar së fundmi një set fotografik, të cilat janë cilësuar si shqetësuese për shumë nga fansat, pasi ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Në këtë set, Kylie shfaqet tërësisht e zhveshur dhe e mbuluar me gjak, sigurisht të rremë. Ajo e zhyti trupin e saj në gjak, për bashkëpunimin e fundit tronditës horror të përqëndruar rreth Freddie Kruger, për linjën e saj “Kylie Cosmetics” e cila e bëri atë një emër të famshëm.

Përmes këtyre postimeve, ylli televiziv paralajmëroj koleksionin e ri të vjeshtës nga marka e saj e kozmetikës.

Ka pasur reagime të ashpra kundër zgjedhjes së Jenner për të përdorur filmin Wes Craven, të vitit 1984, si frymëzimin e saj për koleksionin e saj të vjeshtës, sepse në film, horri Freddy Krueger vret adoleshentë të pafajshëm, shumë prej të cilëve janë gra.

 

/Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *