Ecuria e dialogut Kosovë-Serbi, Rama takohet Lajçak në New York

Kryeministri Edi Rama është takuar në New Jork me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav. Lajçak.

Rama shkruan në Facebook e tij se temë e takimit ishte ecuria e dialogut Kosovë-Serbi.

“Nju Jork, me mikun e mirë Miroslav Lajçak, për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi”, u shpreh Rama, ndërsa publikon në rrjetet sociale foto nga ky takim.

Rama po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në punimet e sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai do t’i adresohet sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB me një fjalë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *