Ed Sheeran fiton gjyqin ndaj akuzave për plagjiaturë me këngën “Thinking Out Loud”

Ed Sheeran ka fituar edhe një proces gjyqësor për të drejtën e autorit të një prej hiteve të tij më të mëdha, “Thinking Out Loud”. Artisti britanik u akuzua për kopjimin e “Let’s Get It On” nga Marvin Gaye, por vendimi i gjykatës së Nju Jorkut e la të drejtë.

Trashëgimtarët e një prej bashkëpunëtorëve të Gaye argumentuan në mënyrë specifike se Warner Music Group, Sony Music Publishing dhe Ed Sheeran duhet t’i kompensojnë ata për shkeljen e të drejtave të autorit të këngës.

Madje, Ed Sheeran kishte deklaruar para gjyqit se nëse shpallej fajtor, do të largohej nga industria e muzikës. “Nëse kjo ndodh, unë kam mbaruar. Unë ndaloj”, tha ai në një deklaratë jashtë gjykatës federale të Manhatanit.


Gjatë gjyqit, Ed Sheeran këndoi para jurisë një pjesë të “Thinking Out Loud”, ndërsa e luajti edhe në kitarë. Siç tha ai, pjesën në fjalë e kishte shkruar në Angli, edhe ishte frymëzuar nga gjyshja dhe gjyshi, si dhe një marrëdhënie që kishte në atë kohë.

Kjo nuk është hera e parë që Ed Sheeran akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit. Vitin e kaluar ai fitoi një tjetër gjyq për këngën “Shape of You”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *