Fansat e Ed Sheeran janë më të lumtur sa s’ka pas rikthimit të këngëtarit, i cili kohët e fundit ka qenë më i fokusuar në biznes se në muzikë.
Ed Sheeran është rikthyer në industrinë e muzikës me projektin e ri të titulluar ‘Bad Habits’. Vlen të theksohet se ishte hera e parë që ylli i muzikës u shfaq me një look pak ndryshe nga ai çfarë jemi mësuar të shikojmë.
Kantautori dhe bashkëshortja e tij Cherry janë prindër të një vogëlushje të quajtur Lyra Antarctica dhe janë shumë të lumtur me familjen që kanë ndërtuar. Madje ai shprehet se dëshiron të ketë shumë fëmijë dhe i dëshiron të gjitha vajza.
Në një intervistë që ka dhënë së fundmi këngëtari ka thënë se vajzat janë superiore dhe ndaj dëshiron që në të ardhmen ta zgjerojë familjen. Gjithashtu është shprehur që vlerëson shumë gjërat që ka në jetë dhe se pavarësisht çfarë ndodh mjafton që familja e tij të jetë mirë.
/Priza.al/