Bukuroshja Afërdita Dreshaj është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj të vogël, ku emri i vendosur nuk ishte shumë suprizë? Arsyeja? Kjo sepse i ka vendosur emrin djalit Sky Blue. Prapashtesa “Blu” është një emër shumë i dëgjuar tashmë te VIP-at shqiptarë, por jo vetëm.
Vajza e Ledrit dhe Sarës e ka emrin Poem Blue, e ndërsa edhe shumë VIP-a të tjerë në botë i kanë pagëzuar fëmijët e tyre kështu. Cher, e cila quajti djalin e saj Elijah Blue Allman, më 1976-ën dhe John Travolta që ka zgjedhur këtë emër për të bijën, Ella Blue Travolta, e lindur në vitin 2000.
Kjo sepse Blu, ndryshe njihet edhe si “gift from god”, dhuratë nga Zoti.