Edhe Einxhel Shkira ka disa fjalë për promo-n e ‘BBV’ që trazoi rrjetin

Ditën e djeshme, u publikua dhe u fshi shumë shpejt, klipi promovues i ‘Big Brother Vip 2’. Shkak për këtë u bë Fifi, e cila nuk e priti fare mirë faktin që pjesë e tij ishte edhe momenti kur asaj i ra të fikët, mbrëmjen që vendosi të dilte nga shtëpia.

Gjatë pasdites së djeshme rrjeti gëloi nga ky lajm, i cili u pasua edhe me një reagim shpërthyes të këngëtares. Ndonëse producentët e ‘Big Brother Vip’ e korigjuan shpejt gabimin, shenja e tij mbeti. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Einxhel Shkira, e cila ishte një nga ish-banoret e këtij reality-show.

Ndonëse nuk janë shquar për ndonjë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën, Einxhel mbajti anën e Fifit gjatë fjalës së saj dje në një ‘live’ në Instagram.

“Ajo ishte e lënduar në lidhje me spotin e fillimit të ‘Big Brother Vip 2’ dhe të jem e sinqertë edhe unë në momentin që e pashë e konstatova si të panevojshme pjesën ku transmetohet ajo që i ka ndodhur Fifit. Nuk mendoj se është e nevojshme të rishihet dhe të rivendoset, ose më saktë nuk është e nevojshme të vihet në promon e një spektakli. Sepse secili nga ne ka pasur momente shumë të bukura aty brenda dhe një kontribut të caktuar në atë spektakël. Ka një kontribut të caktuar në komplet suksesin e asaj që ka ndodhur dhe ashtu sikur të tjerët, Fifi meriton respektin maksimal nga të gjithë njerëzit për kontributin e saj pozitiv aty brenda dhe për artin e saj. Siç edhe vetë ajo ishte shprehur ka bërë muzikë shumë të mirë. Unë e di që Fifi është një person me zemër shumë të madhe edhe kurrsesi nuk do të mundej t’i bënte keq dikujt,”- u shpreh Einxhel.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *