Një foshnjë 3-muajshe së fundmi ka rrëmbyer zemrat e të gjithë britanikëve për shkak të ngjashmërisë që ai ka me kryeministrin Boris Johnson. Vogëlushi i quajtur David Doronina ka më shumë flokë se fëmijët e tjerë dhe është pikërisht ky detaji që i shton akoma më shumë ngjashmërinë me Johnson.
I lindur me 1 mars, ngjashmëria me kryeministrin britanik u vu re fillimisht nga infermieret menjëherë pas lindjes së tij.
Tatiana Doronina, e ëma 35-vjeçare tregon se babai i fëmijës dëshironte ta quante atë Boris, por ajo refuzoi me arsyetimin që nuk donte që i biri të kishte një emër e tillë vetëm për shkak të ngjashmërisë fizike.
Ndërkohë që nuk ngelen pas edhe të panjohurit që ndalojnë prindërit në rrugë dhe e komentojnë të voglin pasi iu tërheq vëmendjen.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/