Edhe ky vit shkollor nis me rrumpallë! Ministrja Kushi njofton 27 shtatorin si fillim, por që nga data 1 kush të dojë mund të…

Edhe ky vit shkollor duket se do të jetë një kaos total për fëmijët e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm, me pretekstin e pandemisë nëpër këmbë…

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë sot një njoftim konfuz dhe aspak të kopsitur se si duhet të nisë ky vit shkollor, duke bërë që si mësuesit ashtu dhe nxënësit të çorientohen që pa nisur mirë shkolla.

Kushi njofton se është shtyrë nisja e vitit të ri shkollor 2021-2022. Në një konferencë për mediat, ministrja Kushi, deklaroi se ky vit shkollor nuk do të nisë më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.

Siç bëri të ditur ministrja e Arsimit, nisja e vitit shkollor është shtyrë, për shkak se është vendosur që të zgjatet periudha e mësimit plotësues.

Më tej, ajo sqaroi se gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.

Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore. Faleminderit dhe suksese të gjithëve!”,- tha ministrja.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *