Gjërat në Shtëpinë e Vëllait të Madh çdo ditë pas spektaklit nuk janë më të njëjta.
Kështu ka ndodhur edhe në spektaklin e fundit ku ka patur dy hyrje të reja, një prej tyre Big Mama.
Hyrja e saj nuk ka kaluar pa reagim nga ish-konkurrentja e spektaklit Fifi.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Fifi ka uruar Big Mamën dhe me këtë rast i ka dhënë një porosi për të edhe Arbana Osmanit.
“Të dua Besianë, hallakatmi krejt. Arbana, asgjë nuk isha unë, çka është kjo”, ka shkruar Fifi në postimin e saj.
/Priza.al/