Edhe të vaksinuarit po infektohen/ Izraeli paralajmëron: ‘Pfizer’ është më pak efektive kundër variantit ‘Delta’    

Në një kohë kur të gjitha mediat e manjatëve ndërkombëtar janë angazhuar në një fushatë të re të të panikuarit të popullatës në botë, “se nuk ka shpëtim pa bërë vaksinën kundër koronavirusit”, tollovia ka shpërthyer pikërisht me ata që kanë bërë vaksinat.

Izraeli që ishte edhe shteti i parë “kampion” në botë i cili vaksinoi pjesën dërmuese të popullatës, tani ka lëshuar disa deklarata që kanë bërë konfuze gjithë opinionin.

Zyrtarët izraelitë po paralajmërojnë se vaksina “Pfizer” është “dukshëm më pak e efektshme” kundër variantit “Delta” të koronavirusit, lloji i parë për herë të parë në Indi që tani përbën 31% të rasteve në SHBA.

“Ne nuk e dimë saktësisht në çfarë mase ndihmon vaksina, por është dukshëm më pak nga sa mendonim”,- tha Kryeministri izraelit Naftali Bennett.

Injeksionet ende i mbajnë njerëzit të mos sëmuren rëndë në Izrael, ku mbi 60% e popullsisë ka marrë një dozë. Vetëm 1.6% janë sëmurë rëndë, krahasuar me 4% në valën para vasinës.

Shqetësimet po rriten gjithashtu në lidhje me efektivitetin e vaksinave kundër variantit “Beta”, të identifikuar së pari në Afrikën e Jugut.

Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë që të gjithë udhëtarët nga Franca, duke përfshirë edhe plotësisht të vaksinuarit, të izolohen për 10 ditë kur të kthehen, sepse varianti “Beta” po përhapet atje.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *