Kostot e jetës së shqiptarëve gjatë vitit 2021 janë më të larta, pasi përveç produkteve të shportës konsumatori po paguan më shtrenjtë edhe karburantin.
“Uji do të kushtojë më shumë pasi në botë është rritur çmimi i plastikës dhe karburantit, për pasojë transporti do të ndikojë në rritjen e çmimit të ujit të pijshëm“ , tha Arben Shkodra, nga Shoqata e Prodhuesve.
Edhe çmimi I frutave dhe perimeve që prodhohen në vend pritet të kushtojnë më tepër, pasi sipas kreut të Shoqatës së Prodhuesve Shqiptar, Arben Shkodra çmimi i imputeve bujqësore do të rritet shkak për shkak të ndryshimit të çmimit të karburantit në rang botëror.
“Ne nuk prodhojmë vetë impute bujqësore dhe as fabrika plasmani nuk kemi. Ne varemi nga importi dhe çmimi I karburantit dhe plastikës është rritur në bursë. Ushqimet do të na kushtojnë më shumë“, tha ai.
Fermerët e vegjël po e braktisin bujqësinë pasi ata nuk subvencionohen nga shteti. Sipas të dhënave nga INSTAT vetëm në tre mujorin e dytë të këtij muaji bujqësia humbi 29.800 punonjës. Për pasojë industria e përpunimit të qumështit dhe mishit I drejtohet importit. Sipas ekspertit të bujqësisë Ndoc Fasllia, nëse bujqësia do të mbështetej ushqimet e shportës do të kushtonin më lirë.
“Ne prodhojmë çdo vit e më pak, pasi fermerët dhe bujqësia nuk mbështet. Nga ana tjetër ushqimet e shportës kushtojnë më shumë pasi ne varemi nga tregjet botërore nga importi. Nëse para e BE për bujqësinë do të shkonin tek fermeri dhe jot e pikat e grumbullimit atëherë do të kishim më tepër prodhim dhe shqiptarët do të hanin më lirë”, tha Ndoc Fasllia, ekspert bujqësie./TopChannel