Edi Paloka: Alibeaj nuk ra dakord as brenda grupit të tij, po ndjek rrugën e Bashës

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka foli për situatën politike në vend duke u ndalur edhe tek zgjedhjet e 14 majit. Teksa komentoi tërheqjen e disa kandidatëve të grupit të Alibeajt, Paloka u shpreh se tashmë nuk është sekret që brenda atij grupi nuk ka mirëkuptime.

“Nuk është sekret që brenda atij grupi nuk ka mirëkuptim. Ai grup që për mua u tregua më koshient dhe mbrojti interesin e PD pavarësisht pozicionit ku janë, tentuan të arrinin në një kompromis për të mos e dëmtuar PD. Përderisa demokratët donin Berishën, mund të qëndronin brenda PD, por momenti kur filloi gjyqi ishte një lojë bashkëpunimi me Ramën dhe këtu ishte edhe përçarja reale e PD-së. Në momentin që morën vulën që iu dhurua nga Rama bënë thirrje që kandidatët e primareve të dilnin me siglën tonë. Unë mendoj se ata dhanë dorëheqje pasi u ndërgjegjësuan dhe kuptuan se po përdoreshin. Ishte grupi i Alibeajt por që ishte në interes të Ramës”, tha Paloka.

Sipas Palokës, Alibeaj po ndjek të njëjtën rrugë që ndoqi Basha, atë të përçarjes.

“Unë realisht nuk e di si komunikojnë ata me njëri tjetrin. Kur unë them që ata janë të dy edhe Alibeaj edhe Basha shohim linjën që është ndjekur. E nisi Basha dhe po e ndjek Alibeaj. Kjo është. A është ky në varësi të Bashës, nuk e besoj. Sepse ky ka pengjet e veta. Rama i bën mirë edhe joshjen edhe presionin. Ky po vazhdon linjën që nisi Basha edhe kundër deputetëve të vet”, tha ndër të tjera Paloka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *