Edi Paloka thirret në SPAK!

Deputeti i PD Edi Paloka është thirrur sot në SPAK.

Në dalje deputeti është pyetur nga gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj lidhur me arsyet se përse është thirrur nga SPAK, por është përgjigjur duke thënë se ishte një çështje pa rëndësi.

Nuk dihet ende saktësisht se me çfarë çështjeje ka të bëjë thirrja e Palokës në SPAK dhe se përse është pyetur. Këtë ndoshta do ta zbulojë vetë deputeti më vonë nëse do të ketë një reagim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *