Edi Paloka është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 132 vota përballë kandidates Eleina Qirici e cila mori 79 vota.
Në një deklaratë për mediet pas rizgjedhjes së tij në krye të Këshillit Kombëtar, Paloka tha se me rëndësi janë vendimet e marra në këtë mbledhje. Ai falënderoi të gjithë anëtarët e PD-së që e mbështetën dhe e votuan.
“Dua t’i falënderoj për mbështetjen që më dhanë për tu rizgjedhur. Më e rëndësishme se sa rizgjedhja ishin vendimet që mori Këshilli Kombëtar. Miratuam një rezolutë që përcakton qëndrimin lidhur me zgjedhjen e Presidentit përcaktohet qartazi edhe qëndrimi që duhet të mbajë Grupi Parlamentar”, tha Paloka.