Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama së bashku me gruan e tij, Linda Rama kanë darkuar me Dua Lipën, familjen dhe të dashurin e saj. Në darkë ka qenë i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me gruan e tij, Ajola.
Dukagjin Lipa, babai i Duas ka ndarë fotot nga darka në rrjetet sociale, duke e quajtur rikthimin në Shqipëri një vizitë të paharrueshme.
Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, ka mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri. E shoqëruar nga prindërit, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe i fejuari i saj, Anwar Hadid, këngëtarja e famshme, pas takimeve zyrtare në Bashkinë e Tiranës dhe në Kryeministri, gjithashtu ka dhënë edhe kontributin e saj në rindërtimin e një kopshti të kryeqytetit, duke ju bashkuar kështu nismës ‘adopto një kopësht’.