Përplasje jashtë Parlamentit mes deputetëve të opozitës dhe Gardës.
“Kështu nuk është as qelia e Pëllumb Gjokës, por meqë Pëllumb Gjoka lëviz i lirë në burg për shkak të pushtetit që ka, kryetarja e Kuvendit ka vendosur që të kthejë Parlamentin në qeli burgu. Kryetarja e Kuvendit ka nostalgji për këtë” tha Gazment Bardhi.
“Nuk ka bërë vaki ndonjëherë që të jetë me gardh hekuri Parlamenti. Kjo është hyrja në Europë. Këta kanë dalë jashtë orbite. Këta na presin si kafshë, a thua se na jep bukë ne Spiropali e doganës” tha Sajmir Korreshi.