Partia Socialiste zgjodhi qytetin e Durrësit për përmbylljen e fushatës elektorale të 14 majit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalën e tij tha se Durrësi me ndërtimin e dy porteve të reja dhe me hekurudhën, do të kthehet në lokomotivën kryesore e transformimit ekonomik të të gjithë vendit.
Fokusi i ligjëratës së kryeministrit në kuadër të zgjedhjeve ishin investimet e bëra në fushën e sportit si dhe preku ndryshimin që pësoi Porto Romano.
Zgjedhja e tij për të mbyllur fushatën elektorale në Durrës nuk është një rastësi ,gjë që edhe ai e pranoi duke e krahasuar rolin kryesor të qytetit në këto zgjedhje.
“Durrësi është lojtari kryesor i 61 bashkive në shqipëri. Durresi do behet nje nga qendrat me te medha sportive ne ballkan ,talentet nga I gjithe ballkani do vijnë në Durrës per tu stërvitur ”