Edi Rama merr vendimin e papritur në Kongresin e PS-së, e konfirmon zyrtarisht

Kryeministri Edi Rama ka konfirmoi gjatë Kongresit të PS-së ndërhyrjen në çmimin e energjisë elektrike për një fashë të konsumatorëve. Rama tha se 5% e konsumatorëve harxhojnë 25% të energjisë elektrike për abontët familjarë.

Rrjedhimisht sipas tij, ata që harxhojnë shumë duhet që të paguajnë më shumë.

“Shumë shpejt do të vendosim një çmim tjetër të energjisë elektrike për ata që harxhojnë më shumë se sa masa tjetër e popullit sepse janë më të pasur. 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë elektrike. Ne nuk mund të vazhdojmë t’i trajtojmë me të njëjtën përkujdesje siç bëjmë për pensionistët, për familjet e mësuesve, infemierëve, etj”, tha Rama.

Rama paralajmëroi edhe më herët ndërhyrjen në çmimin e energjisë elektrike për shtresën e abonentëve që harxhojnë shumë sipas tij. Njoftimi i parë erdhi gjatë një takimi me importuesit e ushqimeve pak javë më parë ku kryeministri tha se kishin filluar të bënin një studim për këtë. Duket se tashmë studimi ka përfunduar dhe qeveria ka zbuluar se 5% e abonentëve harxhojnë ¼ të energjisë elektrike për abonentët familjarë. Janë pikërisht kjo fashë sipas kryeministrit që do të duhet ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *