Kryeministri Edi Rama është në Britani për të marrë pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane që po mbahet në Pallatin Blenheim. Rama, së bashku me kryeministren italiane Giorgia Meloni, do të bashkëkryesojë tryezën mbi migracionin, duke u fokusuar në çështjet e krizës migratore dhe krijimin e politikave të përbashkëta për menaxhimin e migracionit të parregullt në Evropë.
Samiti mbledh udhëheqës nga 45 vende evropiane për të diskutuar sigurinë, migracionin dhe lidhjet energjetike. Rama do të ketë gjithashtu mundësinë të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm dhe të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Mbreti Charles III.