Trajneri i Kombëtares shqiptare Edi Reja ka folur për median italiane “Il Messangero” në lidhje me stadiumin “Air Albania” ku në mbrëmjen e 25 majit do të luhet finalja e madhe e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Ligën e Konferencës, ku do të përballen Roma dhe Feyenoord.
Tekniku kuqezi ka një mesazh për kritikët të cilët e cilësojnë stadiumin shumë të vogël, por për ilalianin “Air Albania” është një thesar:
“UEFA po mendonte për një sezon eksperimental dhe ndërkohë vitet e fundit është luajtur në Talin dhe Belfast, nuk mendoj se është skandaloze të organizosh një finale në kryeqytetin shqiptar.
‘AIR Albania’ është një thesar, dukshmëria është perfekte, por problemi logjistik ekziston.
Shumë hotele janë ezauruar, banorët japin dhoma me qira në shtëpitë e tyre, por këto gjëra ndodhin kudo. Ka emocione të mëdha, do të bëj tifo për Romën, Mourinho me verdhekuqtë është rinuar”, përfundoi Edy Reja.