Edirneja, qyteti ku blen shtëpi lirë/ Dobësimi i lirës turke nxit qytetarët grekë dhe bullgarë të investojnë në pasuri të paluajtshme

Dobësimi i lirës nxit qytetarët e huaj që të bëjnë Pazar në Turqi. Personat nga shtetet kufitare shkelin në territorin turk për të blerë veshje apo ushqime duke përfituar nga kursi i këmbimit. Trendi i kohëve të fundit është blerja edhe e shtëpive. Qytetarët nga Greqia apo Bullgaria po investojnë në Edirne një prej qyteteve të rëndësishme në Turqi që ndodhet në kufirin me Greqinë dhe Bullgarinë. Agjentët imobiliarë thonë se shitje janë në ritme të pabesueshme.

Tani që euro ka fituar vlerë, duan të investojnë në Turqi. Kohët e fundit kemi shumë blerje nga qytetarë grekë. Shitjet janë 4-fishuar. Qytetarët bullgarë kërkojnë shtëpi private, dykatëshe dhe me kopsht.

Gjysma e shitjeve kohët e fundit është nga qytetarët grekë dhe bullgarë. Numri i tyre po rritet me ritme të pabesueshme. Në një kohë kur monedha vendase këmbehet me më shumë se 15 dollarë, të interesuarit e blejnë një banesë për 16 mijë euro çmim që më i ulët i parë ndonjëherë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *