Edit Harxhi: Pa u larguar Rama nga pushteti, është e kotë të hyjmë në zgjedhje përsëri

Anëtarja e kryesisë, Edit Harxhi, shprehet se situata në Shqipëri nuk ndryshon pa u larguar nga pushteti Edi Rama. Harxhi thotë se kryeministri Rama është fajtori i shkatërrimit të shtetit demokratik në Shqipëri.

“Në qoftëse kjo situatë nuk ndryshon me largimin e Ramës nga pushteti është e kotë që të futemi në një palë zgjedhje të tjera të cilat do të përfundojnë po njësoj. Shqipëria nuk mund të demokratizohet brenda 2 viteve nga i njëjti pushtet dhe njeri që e ka ç’demokratizuar.

Mendoj se ka një elektorat gri që duhet ti përqasemi ndryshe dhe duhet të hapim që të afrojmë këto qytetarë që nuk janë të përfshirë.”- tha Harxhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *