Eduart Grishaj qenka romantik/ Lë pa fjalë Arbana Osmanin, i bën surprizën që nuk e kishte imagjinuar asnjëherë

Mbrëmjen e djeshme regjisori Eduarti Grishaj ishte i ftuar në një studio televizive,ku i bëri një surprizë shumë të bukur moderatorëes Arbana Osmani.

Në fakt na surprizoi të gjithëve pasi askush nuk e priste që regjisori të këndonte. Eduarti këndoi këngën ‘Sytë e tu’ të Frederik Ndocit duke ia dedikuar partneres së tij të zemrës.

‘Po këndoj një këngë shkodrane q quhet ‘Sytë e tu’ dhe po këndoj këngën ‘Sytë e tu’ duke menduar sytë e dikujt që po shikojnë Diellin tani’, tha Eduarti.

Ndërkohë Arbana po zhvillonte një pyetësor në Instastory dhe kur u pyet nga një ndjekës nëse po e shihte emisionin ku ishte i ftuar Eduarti, ajo u përgjigj: ‘Jo, pse ça ka sonte?’.

Ndërsa në mëngjes moderatorja publikoi një foto nga ashensori së bashku me Edin e teksa shfaqet shumë e lumtur shkroi: ‘Mirëmëngjes nga unë dhe djali i dedikimeve’.

Eduart Grishaj lë pa fjalë Arbana Osmanin, i bën surprizën

Eduart Grishaj lë pa fjalë Arbana Osmanin, i bën surprizën

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *