Presidenti Ilir Meta, ka treguar “dobësinë” e tij më të fundit, që është nga ato që të “shkon goja lëng”.
Kreu i shtetit ka publikuar një foto nga plazhi i Gjirit të Lalzit, ku me sa duket pas një shëtitje të gjatë buzë detit, nuk ka rezistuar dot pa shijuar edhe disa petulla të ngrohta të çastit.
Mes humorit, kreu i shtetit i ka bërë edhe reklamë këtij biznesi të vogël ambulant, që shet petulla përgjatë bregdetit, duke sjellë në fokus edhe reklamën e tyre; “Petulla katuni me të ik truni”.
Ja mesazhi i Presidentit Ilir Meta në Facebook:
“’Petulla katuni me të ik truni’.
Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri”.
/Priza.al/