Efekt domino, Shqipëri-Katar sjell modifikime në kalendarin e Abissnet Superiore

Ndeshja miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj Katarit, e planifikuar për t’u luajtur më datë 9 nëntor në Marbella të Spanjës, ka sjellë një modifikim të kalendarit të Abissnet Superiore.

Java e 12-të e kampionatit, e parashikuar për t’u zhvilluar në datat 6 dhe 7 nëntor, do të spostohet me një javë për t’u luajtur fundjavën e ardhshme me 12 dhe 13 nëntor. Ky spostim i propozuar nga Departamenti i Garave në FSHF, dhe i miratuar nga Komiteti Ekzekutiv me një vendim qarkullues, u mor për t’i dhënë mundësi klubeve që të vendosin lojtarët në dispozicion të ekipit Kombëtar dhe për të mos cënuar barazinë e garës.

Java e 13-të e Abissnet Superiore do të spostohet për tu luajtur në muajin janar 2023.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *