Ilaçet kundër depresionit që jepen me recetë, janë shumë të rëndëshishme për të përmirësuar shëndetin dhe cilësinë e jetës tek njerëzit e prekur nga depresioni.
Shumë adhurues të kafeinës të cilët vuajnë nga kjo gjendje dhe trajtohen me ilaçe, shpesh shqetësohen nëse ky kombinim është i sigurtë për ta.
AgroWeb.org ju njeh shkurtimisht me disa nga efektet anësore që marrja e antidepresantëve dhe kafeinës mund të shkaktojë nëse kjo e fundit konsumohet në sasi të larta.
Kafeina dhe antipepresantët
Ekspertët e shëndetit mendor thonë se për shumë njerëz që trajtohen me antidepresantë, konsumi i kafeinës në doza të vogla nuk shkakton ndonjë efekt anësor.
Kjo vlen për njerëzit që marrin klasën më të zakonshme të antidepresantëve, si për shembull:
- Prozac (fluoxetine)
- Celexa (citalopram)
- Lexapro (escitalopram)
- Zoloft (sertraline)
Megjithatë, për disa ilaçe si Luvox (fluvoxamine), i cili përdoret kryesisht për trajtimin e çrregullimit obsesiv-kompulsiv ose OCD, kafeja mund të ulë efikasitetin e medikamentit.
Në këtë rast efektet anësore mund të jenë: nervozizëm, rrahje të shpejta të zemrës, pagjumësi dhe rritje e presionit të gjakut. Është e rëndësishme të theksohet se konsumi i më shumë se dy filxhanëve me kafe në ditë gjatë kohës kur merrni ndonjë antidepresant mund të rrisë rrezikun efekteve anësore.
Sipas një studimi ku AgroWeb.org mbështet, ekspertët shprehen se ky kombinim mund të rrisë e rrezikun për zhvillimin e sindromës së serotoninës. Kjo ndodh kur një sasi e lartë serotonine vërshon në trurin tuaj menjëherë. Sindroma e serotoninës mund të shkaktojë ankth, konfuzion, pagjumësi, shqetësim, dridhje dhe probleme muskulore.
Potenciali për një reagim të tillë rritet edhe kur përziejnë pijet energjike me antidepresantët.
Për të tjerë antidepresantë si Effexor (venlafaksina), i përdorur për të trajtuar çrregullimet e ankthit dhe depresionin, kafeina mund të përkeqësojë efektet anësore që ilaçi jep. Ato mund të jenë të tilla si pagjumësi, nervozizëm dhe shqetësime të ndryshme.
Në mënyrë të ngjashme, efektet anësore duke përfshirë pagjumësinë, ankthin, eksitim dhe dridhje të pakontrolluara, janë të lidhura me Wellbutrin (bupropion), i cili është në një klasë unike antidepresantësh. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju duhet të shmangni plotësisht kafeinën, por mund të ulni konsumin e saj.
Në përgjithësi mjekët u thotë pacientëve të reduktojnë kafeinën vetëm kur shfaqen efekte anësore. Është e rëndësishme që të jeni vigjilent për të kuptuar se si ndiheni kur pini ose konsumoni ushqime me kafeinë./AgroWeb.org