Ylli argjentinas Lionel Messi nuk do të luajë më për Barcelonën, dhe mundësia më e mira mbetet PSG. Teksa asgjë s’është konfirmuar profili i PSG-së në Instagram ka fituar 847 mijë ndjekës, një mesatare prej 211 mijë në ditë, kundrejt 24 mijë të zakonshmeve.
Edhe në kanalin e Youtube, PSG ka pasur rritje të madhe +46 mijë ndjekës, 15 mijë në ditë. Profili zyrtar në Twitter tani po tregon një rritje ditore prej 8 mijë ndjekësish: tetë herë mesatarja vjetore.
Versioni në gjuhën spanjolle fitoi 34,000 ndjekës (krahasuar me 31,000 në llogarinë franceze), rreth 7,000 në portugalisht dhe rreth 14,000 në arabisht.
/Priza.al/